Lajme

Flet banori në Mamurras: Zjarri nuk ka ardhur nga perëndia, por nga robi, “Rrezikohen 5 banesa”

Hysni Bici, i cili posedon një sipërfaqe toke në lagjen “Demokracia” në Mamurras ku prej disa orësh po vijon beteja me flakët, shprehet se zjarri është i qëllimshëm.

Ai deklaroi se si pasojë e flakëve rrezikohen më shumë se 5 banesa, ndërsa kërkoi që në rast se nuk fiket, atëherë duhet të qëndrojë një roje ose forcat zjarrfikëse në zonë gjatë natës për të sinjalizuar dhe evakuuar banorët në rast rreziku.

“Kanë ardhur dy zjarrfikëse. Kanë ndejtur një kohë të caktuar. Nuk kanë pasur mundësi me u ngjitur. Rrezikohen më shumë se 5 banesa. Nata mund të jetë e rrezikshme sepse pylli është i lidhur direkt me banesat. Këtu janë më shumë invalidë. Nëse zjarri nuk shuhet të ketë një roje ose të vijë zjarrfikësja të rrijë afër shtëpive.

Zjarri ka rënë rreth orës 12:00 të ditës së sotme. Mendoj se është i qëllimshëm. Nuk është zjarr që ka ardhur nga perëndia. Ka ardh nga robi. A ka qenë me cigare a me zjarrvënie nuk mund ta përcaktoj. Unë mendoj se ka rrezik banesat, të paktën katër banesat këtu dhe dy banesa nga krahu matanë. Zjarrfikësit kanë ardhur dhe kanë lëvizur nga ana tjetër”, shprehet ai./ABC

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: