Categories Lajme

Flet Banushaj, 69-vjeçari nga Vlora në banesën e të cilit mëngjesin e sotëm u vendos sasi tritoli

Tahsim Banushaj, 69-vjeçari nga Vlora në banesën e të cilit mëngjesin e sotëm pasi një sasi tritoli ka rrëfyer në një intervistë për Vlora News se, është një njeri që nuk ka konflikt me askënd.

Sipas 69-vjeçarit, ai ka punuar për shumë vite si kasap, ndërsa shpërthimin e tritolit e ka pandehur për tërmet. Ai deklaron se është njëri pa probleme dhe gjatë gjithë jetës ka parë punën e tij.

Ai rrëfen se për shumië vite ka punuar si kasap në tregun e madh të qytetit, ndërsa shpërthimin e orës 03:16 e ka dëgjuar por ka kujtuar se është tërmet.

Më pas ka dalë dhe ka vënë re që në portën e banesës kishte patur një shpërthim. Ai nuk dyshon tek asnjë person, ndërsa shton se fëmijët i jetojnë jashtë vendit por janë pa probleme. Sipas tij, zona ka kamera sigurie dhe nuk ka frikë pasi nuk ka asnjë konflikt me askënd.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen: Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen  10 Korriku   Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit“.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME