Categories Lajme

Flet bashkëshorti i 20 vjeçares

Charalambos Anagnostopoulos, burri i 20-vjeçares me shtetësi britanike, e cila ditën e djeshme u gra bit dhe më pas iu mor jetanë mënyrë të pamëshirshme, ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Greqi.

33 vjeçari që punon si pilot helikopteri po flinte me bashkëshorten e tij Caroline Crouch dhe me vajzën e tyre 11-muajshe, kur disa persona të maskuar hynë në banesë rreth orës 5 të mëngjesit. Ata i moren jeten 20-vjecares dhe trupin e saj të pajetë e lanë pranë foshnjes.

“Askush nuk duhet ta përjetojë kurrë këtë”, ishin fjalët e para të burrit për gazetarët. Në fakt, ai ka besim se autoritetet do të jenë në gjendje të gjejnë autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Teksa po rrëfente ngjarjen, 33-vjeçari i shokuar tha: “I pashë papritmas para meje. Tre persona ishin të m askuar me kapuçë. Fiziku i tyre ishte normal. Herë më shihnin mua dhe herë të tjera foshnjën. Ata flisnin shumë mirë në gjuhën greke, por nuk ishin greke, ata më pyesnin vazhdimisht se ku ishin paratë ”.

Burri përshkroi si momentin kur ishin lidhur ashtu edhe momentin kur ai ndaloi së dëgjuari zërin e gruas së tij:

“Unë i thashë menjëherë se ku i kisha fshehur paratë. Kishim blerë një parcelë toke dhe kishim ca para në shtëpi për t’i dhënë për disa punë fillestare. Dëgjova gruan time që ulërinte vazhdimisht për ndihmë teksa ishte e lidhur në shtrat. Ne bërtisnim që të mos lëndoheshim. Foshnja po qante, gruaja ime po qante dhe një ose disa njerëz po kërkonin shtëpinë për të gjetur më shumë para dhe bizhuteri. Papritmas ata u larguan nga dhoma dhe unë ndalova së dëgjuari zërin e gruas sime”.

Mediat fqinje raportojnë se policia po pret që 33-vjeçari, i cili është në gjendje shoku, të qetësohet dhe më pas të përpiqet të kujtojë fjalët që do të ndihmojnë autoritetet të gjejnë kombësinë e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME