Lajme

Flet bashkëshorti i mësueses që humbi jetën në spitalin e Pogradecit: 10 minuta pas gjilpërës mbaroi

Flet bashkëshorti i 47-vjeçares që humbi jetën ditën e djeshme në spitalin e Pogradecit.  Mësuesja A.Bazelli humbi jetën pak minuta pasi kishte mbërritur në spital e shoqëruar nga familjarët, pasi nuk ishte ndjerë mirë.

Sot familja ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit. Ndërkohë në një prononcim për gazetaren Lorena Kodra, bashkëshorti i saj Luan Bazelli deklaron se gruaja ishte me shëndet të mirë dhe se ka humbur jetën nga mjekimi. Ai tregon se 10 minuta pasi kishte bërë një gjilpërë ka dhënë frymën e fundit.

“Zonja ime ishte me shëndet të mirë, të akuzoj apo jo janë organet që po merren me çështjen, di që zonja ime ka ikur nga mjekimi, pakujdesia. Në spital ka mbërritur me këmbët e saj, me tension normal, me te tëra. 10 minuta pas gjilpërës ajo mbaroi direkt. Nuk ka pasur sëmundje të tjera vetëm pak probleme me astmën”, deklaroi bashkëshorti i 47-vjeçares.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: