Categories Lajme

Flet Berisha: Basha më ndenji “sus” për tetë vite që të mos hante një grusht turinjve!

Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës, i cili deklaroi se ai nuk ka lënë ish-kryetar PD-ja pa rrahur. Sipas Berishës, sot Basha tregoi se për 8 vite ka qëndruar sus para tij, pasi siç shprehet ish-kryeministri ka pasur frikë mos i fuste ndonjë grusht turinjve.

Berisha shprehet se me këto deklarata, Lulzim Basha duhet të mjekohet. “Sot ish-kreu Basha dëshmoi shqiptarëve se pse ka qëndruar sus para meje 8 vite. Ai dukej se ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do ketë një grusht turinjve për t’i thyer dhëmbët. Ai me këtë që tha duhet të mjekohet.

Ai është rëndë me këtë që thotë. Këtë mund të thotë një mendje që ka humbur gjithçka. Peng dhe i sëmurë që i lejon vetes të flasë çdo gjë. Mendon se njerëzit nuk kanë memorie.

Unë kuptoj se ai ka ndenjur sus para meje nga frika se mund të grushtohej. Ai ka thënë se unë 8 vite nuk kam marrë vendim dhe po të dëgjosh avokatin e tij, ai thotë se PD ka qenë me dy kryetare. Besoj se në këtë kontekst ato shkojnë me njëra-tjetrën”, tha Berisha për Syri Tv.

Me herët Basha gjatë konferencës për mediat u shpreh: “Kemi bërë gjitha përpjekjet dhe ja kemi dalë të shkëputemi nga falsifikimet mashtrimet apo rrahjeve në sallat e Këshillave Kombëtarët që ka qenë pjesa me e zezë e traditës së Berishës që nuk ka lënë ish-kryetar të PD pa rrahuar apo pa ja thyer dhembët”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME