Categories Lajme

Flet gruaja nga Thumana: Sot na nxorrën nga hoteli, nuk kisha lekë për makinën…Nëna nuk ka më takat

Sejdie Ruka është një banore e zonës së Thumanës prej muajit nëntor kur ra tërmeti, ka gjetur strehim në hotel “Rafaelo” në zonën e Shëngjinit. Por sot, një ditë pas tërmetit me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter, asaj dhe banorëve të strehuar në hotel, i është dhënë një njoftim nga recepsioni se duhet të dalin nga hoteli. Njoftimi sipas saj është dhënë nga Bashkia e Krujës.

“Njoftim për të dalë të gjithë banorët nga bashkia e Krujë, për të dalë të gjithë banorët e Thumanës nga hoteli. Më nuk di nëna cfarë të thotë. Kemi paguar makinën kemi ardhur, i dhash një sasi lekësh e nuk kisha më me vete. Tani bëni ç’bëni vet, nëna nuk ka më takat, mendoni si për nënat tuaja. Kanë dalë të gjitha familjet e Thumanës që ishin atje. Apeli është të na gjejnë një strehim me fut kokën të paktën, nuk dimë ku të shkojmë. Lekë për të paguar qiratë nuk kemi, se qiraja është shumë shtrenjtë”, tha nënë Sejdie Ruka për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, i cili këtë të mërkurë ishte në një lidhje live nga Thumana, ku zonja ka shkuar pasi e kanë nxjerrë nga hoteli.

Gazetari i Report Tv shkoi së bashku me banoren të interesohet nëse ka dalë bonusi i qirasë, ndërsa Sejdie Ruka tha se përgjigjja e marrë ishte: Bonusi nuk ka dalë. Në momentin që gazetari ka trokitur në dyert e administratës së Thumanës, askush nuk ka qenë i pranishëm në zyrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME