Lajme

Flet ministri kroat: Në autobus ndodheshin 15 të mitur shqiptarë

Ministri i Shëndetësisë Vili Beroš, në Kroaci  folur në një komunikim për mediat në lidhje me situatën e të lënduarve në aksidentin tragjik në Brod të Kroacisë.Ai deklaroi se në autobus ndodheshin 15 të mitur, kurse një vajzë ndodhet në gjendje të rëndë. “Në autobus kishte 15 të mitur, ndërsa një vajzë është plagosur rënë”, tha Beroš.

Nga ana tjetër drejtori i spitalit të përgjithshëm në Slavonski, Dr. Josip Samardzic tha se stafi është përkushtuar për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve dhe se aktualisht 8 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të dielë në autobusin me targa të Kosovës të linjës, Frankfurt-Prishtinë. Pas këtij aksidenti tragjik kanë reaguar edhe autoritete të Kosovës. Më herët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se ministri i Brendshëm është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ndërsa theksoi se shteti i Kosovës është pranë familjarëve të viktimave, duke i uruar edhe shërim të shpejtë të lënduarve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: