Categories Lajme

Flet motra e Aleksandër Sadikajt: Të vërtetat rreth vrasjes së vëllait tim

Vanesa Sadikaj, motra e Aleksandër Sadikajt, të riut ndaj të cilit u bë atentat me tritol në 11 qershor këmbëngul se vëllai i saj nuk ishte asnjë konflikt me persona të tjerë dhe se nuk ruhej nga askush.

E pyetur për armën e gjetur në automjetin e Sadikajt, e motra u përgjigj se nuk kishte mjaftueshëm informacion, por që nëse do të ruhej nga dikush familjarët e tij do të ishin kujdesur për ta dërguar jashtë shtetit.

“Nuk kam pasur dijeninë për këtë, por di që nuk ishte se ruhej nga diçka sepse po të ruhej nga diçka nuk do bënte një jetë kaq të mirë. I kemi mundësitë familjarisht që t’a dërgonim jashtë dhe t’a mbronim”– u shpreh e motra e të ndjerit në një intervistë ekskluzive për Fax News.

Ajo i cilësoi gënjeshtra lajmet se 27-vjeçari ishte ndaluar për kundërshtimin e forcave të policisë duke sqaruar se i vëllai thjesht nuk kishte pranuar të mbyllte lokalin familjar mbrëmjen e ditëlindjes dhe se mediat po e zmadhonin ngjarjen.

“Edhe kjo është një gënjeshtër e madhe që po e zmadhojnë shumë. Vëllai im ka pasur ditëlindjen në 29 maj ku po mbahej një festë në lokalin tonë në Tiranë. Policia ka ardhur të kërkojë që lokali të mbyllej sepse ishte mesnatë. Vëllai im thjesht nuk ka pranuar që të përfundonte festa, por nuk ka pasur diçka të tillë siç e bëjnë mediat” – tha ajo.

Vanesa tha se edhe lajmi se vëllai i saj ishte nisur për në Memaliaj ditën që mbeti i vdekur në atentatin me tritol, ishte një gënjeshtër. Ajo tha se i vëllai ishte nisur për tek TEG-u sepse kur udhëtonte për në Memailaj përdorte rrugën e autostradës.

“Edhe për këtë ka pasur gënjeshtra të mëdha. Vëllai im po shkonte për tek TEG-u nuk po vinte për Memaliaj. Kur vjen për Memaliaj ai përdor autostradën” – tha motra e 27-vjeçarit.

Ditët e të fundit të viktimës, ajo i përshkroi si të tepër të lumtura pa asnjë lloj shqetësimi.

“Ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit, kemi qenë shumë të lumtur bashkë, duke kaluar momente të bukura, pa pasur asnjë lloj shqetësimi sepse ai çdo gjë e ndante me mua”– u shpreh ajo.

Në mbyllje të intervistës ajo u bëri thirrje autoriteteve policore që këto të fundit të zbardhin ngjarjen sa më shpejt dhe të viheshin autorët para drejtësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME