Lajme

Flet nëna e 15-vjeçarit: Do e kisha ndaaluar atë të poshtër (Video)

Historia e 15-vjeçarit të dhu nuar nga një efektiv i policisë bëri bujë në media. Ai kishte dalë xhiro nga liqeni dhe më pas ishte pikasur nga polici, i cili tani është pezulluar nga puna. Nëna e djalit, Zaida Çobo në një intervistë për “Abc News” është shprehur se kjo çështje për të nuk mbaron me kaq.

Ajo ka kontakuar me avokatin e popullit dhe shoqatat për mbrojtjen e të miturve. Çobo ka ndërmend të denoncojë policin që ka dhu nuar të birin. Po ashtu ajo ka treguar se dikur ka aplikuar vetë për police por nuk ka fituar për dy pikë, ama nëse do kishte fituar do e kishte ndaluar policin. “Edhe gjendja fizike dhe psikologjike e djalit është shumë e rënduar. Ndërkohë që ne flasim djali është te dhoma tjetër.

Kam folur me avokatin e popullit në telefon, dhe më tha që nga e henë do nisin procedurat dhe çdo gjë do vihet në vend, e vërteta do të dali. Djali e kishte respektuar çdo ditë karantinën, vetëm atë ditë kishte dalë xhiro me shokët me biçikletë. Po vonohej pak dhe folëm në telefon dhe më tha jam në rajon, te dyshi. Shkova atje dhe më doli para polici. Ai e kishte marrë djalin e kishte futur në birucë, pa dijeninë e shefit të madh. Më pas unë takova shefin e madh e më tha hajde bëji denoncim. Jo i thashë do ta zgjidh në mënyrë tjetër. Do ta çoj më lartë këtë, dhe shefi i madh më tha që do ta pezullojmë nga puna efektivin që dhu noi djalin.

Ndërkohë mesa kam informacion polici është hequr nga puna. Unë e kam denoncuar efektivin te avokati i popullit. Unë vetë kam kërkuar të bëhem police, kam aplikuar, kam bërë testin me shkrim, e humba vetëm për dy pikë, nuk e di se si funksionojnë këto gjëra kështu. Nëse unë do isha police, do e kisha ndaluar atë polic të poshtër. Nuk ndihem mirë fare, një nënë preket kur sheh një kafshë një qen një mace që dhu nohet e jo më të shohë djalin e saj”, është shprehur e ëma e djalit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: