fbpx
Lajme

Flet pas 2 vitesh Ina Nuka: Tani jam fejuar, vijoj punën në Policinë e Shtetit

Efektivja e Policisë së Shtetit Ina Nuka, ka dhënë një intervistë ku ka bërë me dije detaje sesi ka ndyshuar jeta e saj, pas incidentit që i dëmtoi dorën. Përpara dy viteve në protestat e opozitës një ngjarje e rëndë që tërhoqi vëmendjen ishte ajo që i ndodhi efektives së policisë së shtetit Ina Nuka, e cila pas dy viteve është ndalur të na tregoje se sa ka ndryshuar jeta e saj.

Ina Nuka: Periudha pas ngjarjes e cila bëri bujë ishte e vështirë si për mua dhe për pjesëtarët e familjes sidomos për mamin pasi ajo edhe sot e kësaj dite më merr në telefon 20 herë në dite pyet “Si je? Ku je?” por u mbyll mirë nuk kisha probleme të mëtejshme sepse kur kemi vendosur të bëhemi polic kemi marrë parasysh të gjitha çfarë ka profesioni ynë. Jeta ime private… nuk jam më beqare jam e fejuar dhe jetoj bashkë me të.

Po në anën profesionale Ina çfarë ka ndryshuar?

Ina Nuka: Ishte një periudhë me goxha intensitet si nga ana e mediave ashtu dhe nga ana e zyrtarëve të lartë të shtetit por është zhurma e madhe që shumë shpejt më ktheu në normalitet vazhdoj akoma në radhët e policisë së shtetit aktualisht jam dhe në marrdhënie pune edhe shkollë për shkak se jam edhe për vazhdimin e shkollës së lartë të hetimit të krimit.

Nëse flasim për dëshirën më të madhe tënden, cila është ajo?

Ina Nuka: Eeeh dëshirat janë shumë të mëdha sidomos në pjesën e policisë njëherë … se di ndoshta një ditë të isha drejtuese e ndonjë organizate të caktuar në policinë e shtetit. Marrë nga Top Chanell

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button