Categories Lajme

Flet pediatri në Pogradec që kuroi vajzën e gjetur pa ngrënë në shtëpi

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit, ku u gjet e pajetë në banesë, pa shenja dhune, trupi i shtetases Maria Markovska, rreth 45 vjeçe. Ajo dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e vetëhelmimit, ndërkohë që pritet përfundimi i autopsisë për të dhënë një verdikt final mbi shkaqet e vdekjes. Viktima jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor

pasi kishte kaluar disa ditë pa u ushqyer dhe ishte dehidratuar. Mjeku Behxhet Lickollari në një prononcim për FaxNews tregon momentet e para të mbërritjes në spital të së miturë. Pediatri thekson se fëmija ishte i pa ngrënë dhe i dehidratuar në momentet e para por momentalisht gjendja e vajzës është e stabilizuar.

“Fëmija erdhi në gjendje jo të mirë shëndetësore e pa ngrënë e zbehtë dhe dehidratuar. Ka mbërritur mbrëmë në orën 23 në spital . Është rehidruar, ushqyer i janë marrë ekzaminimet laboratorike dhe specifike. Shërbimi i pediatrisë është në kontakt me shërbimin social për plotësimin dhe ekzaminimet e nevojoshme për rastin në fjalë. Momentalisht gjendja e vajzës është e mirëstabilizuar. Është nën kujdesin intesiv të mjekëve”.- tha Lickollari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME