Categories Lajme

Flet prokurori që dha vendimin e fundit me vdekje: Autorët nuk u penduan, vranë tre breza!

Pesë anëtarët e familjes Pupa u m asakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, mes tyre një foshnje 7 muajshe, ndërsa drejtësia shpalli fajtor dhe ek zekutoi me dënimin me v dekje, v arje me litar, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko, nga fshati Libofshë.

Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë të Fierit, ndërsa ky ishte dënimi i fundit me vd ekje në Shqipëri, e për ironi të fatit po në Fier vrasja e 8 vjeçarit dy ditë më parë, ka shkaktuar revoltën e shoqërisë shqiptare, të cilët kërkojnë rikthimin e dënimit me v dekje.

Kiço Nano, prokuror i masakrës së Libofshës që dha dënimin kapital për ekzekutimin e dy vëllezërve Çuko, që shuan një familje për grabitje, ka dhënë një intervistë ekskluzive për korrespodentin e Top Channel, Mikel Marsi.

Ish prokurori shprehet se ngjarja e vitit ’92 ka qenë e rrallë në Evropë edhe në botë, që të zhdukësh tre breza në një v rasje, dy prindërit, djalin e tyre dhe nusen, së bashku me foshnjën 7 muajshe të çiftit.

Nano tregon për momentet e vështira që ka kaluar, ndërsa shton se kur çonte ndërmend skenën e vrasjes së foshnjës me levë pas koke, ajo që mendonte ishte se meritonin përtej ek zekutimit!

Autorët treguan vetë të gjithë ngjarjen ndërsa nuk u shfaqen aspak të penduar thotë Nano, teksa shton se 2-3 vite pasi ndodhi varja në litar e dy vëllezërve pati një rënie të këtyre ngjarjeve tragjike!

Vetëm dy ditë më parë, 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau barbarisht 8-vjeçarin Mateo Vasiu duke e goditur me sende të forta dhe e groposi në oborrin e shtëpisë së tij disa orë pasi e kishte marrë peng. Kjo ngjarje ka shkaktuar indinjatë dhe një revoltë të gjerë qytetare, ndërsa Nano nuk gjen dot fjalë e thotë se nëse do të ishte prokuror do të jepte d ënimin maksimal për v rasësin!

Intervista e plotë: Kiço Nano: Unë deri në korrik të ’92 kam qenë prokuror i rrethit të Fierit dhe në muajin prill ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, makabre, në Fier, që më ka ngel në mendje, u v ranë u zhdukën tre breza. Ngjarje e rrallë në Evropë dhe në botë që të zhdukësh tre breza në një vr asje. Ikën djali me nusen, fëmija e vogël, Magdalena 7 muajsh dhe prindërit e djalit, tre breza.

Gazetari: Sa e lehtë apo e vështirë ishte dhënia e vendimit kapital për ju?

Kiço Nano: Më ka ngel në mendje, kur gjeta forcën, kur kujtoja dhe kaloja nëpër mend skenën e vrasjes së foshnjës 7 muajshe ajo më jepte të thoja jo kapital, por sikur të kishte super kapital ata e meritonin ekzekutimin. E vrau me levë, madje e kisha peshuar levën, ishte levë barominë 13 kilogramshe.

E gjuajti në kokë, qau fëmija. Pasi u goditën të parët djali me nusen, u goditën ata me levë, duke dëgjuar zhurmë fëmija qau, se ishte ora 01:00 i natës, ata qëlluan edhe fëmijën me levë.

Gazetari: Autorët treguan të gjithë ngjarjen vetë? A ishin penduar? Kiço Nano: Po, po të gjithë ngjarjen. Jo hiç fare, sikur s’kishte ndodhur asgjë, nuk ishin penduar.

Gazetari: Çfarë ndodhi pas vendimit, kur u vendos të vareshin në mes të Fierit? Kiço Nano: Ajo çështje u hetua në kohë rekord dhe u gjykua në kohë rekord, pasi mori dënimin nga shkalla e para e Fierit, gjykata e lartë e la në fuqi vendimin, ish presidenti Berisha e miratoi dënimin me varjen në litar dhe u ekzekutuan më 25 qershor të ’92. Nga prilli në qershor, mendoj se edhe sot duhet të rishikohen hetimet, sidomos shpejtësia në hetime ka të bëjë shumë në parandalimin e krimeve të tjera.

Gazetari: Pas asaj periudhe pati krime të kësaj natyre? Kiço Nano: Pati nja 2-3 vjet, edhe në Fier edhe më gjerë sikur ra, pati një rënie, u ndje ekzekutimi i tyre.

Gazetari: Mendoni se duhet të vendoset sërish një dënim i tillë? Kiço Nano: Lufta më e madhe duhet të ishte bërë në kohën kur u hoq, të mos hiqej, tani që është hequr është vështirë të rivihet përsëri.

Gazetari: Pas 29 vitesh ndodhi sërish një ngjarje e tillë edhe po në Fier, çfarë mendoni për këtë ngjarje?

Kiço Nano: Ajo është makabre, s’ke çfarë thua, është tepër e rëndë, s’ke çfarë emri ti vësh, nuk ka shpjegim dhe fjalë, nëse do isha prokuror do jepja dënimin maksimal që ka ligji! Dënimi sot kush është, b urgimi i përjetshëm.

Pas Fierit, Vlorës , familjarët e Mateos kanë shkuar edhe në Lushnje për të mbledhur firma për peticionin që synon dënimin kapital për Klodian Çalamanin. Përmes këtij peticioni familjarët synojnë d ënimin me v d ekje të 38-vjeçarit. Peticioni është firmosur dhe nga qytetarë të shumtë, të cilët të tronditur nga ngjarja e rëndë, kërkuan v arjen e tij në mes të qytetit të Fierit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME