Lajme

Flet zjarrfikësi: Kur mbërritëm në vendin ngjarjes…

Një zjarrfikës është plāgosur në Elbasan teksa po shuante flakët e makinës që u gjet e djegur në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku Ardian Çapja dyshohet se është plāgosur me ārmë zjarri. “Panorama” raporton se ai quhet Dashamir Muhaxhiri, 38 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autorët pas të shtënave i kanë vënë flakën një automjeti me targa false, brenda të cilit ka pasur municion, fishekë. Nga zjarri, fishekët kanë shpërthyer duke plāgosur punonjësin e zjarrfikëses.

Elbasan/Informacion paraprak Në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, rreth orës 09:43, është gjetur duke u djegur një mjet tip “Volkswagen”. Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës për shuarjen e zjarrit është plāgosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, punonjësi i zjarrfikëses shtetasi D. M, 38 vjeç. Dyshohet së plāgosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close