Categories Lajme

Fleta e votimit me numra/ KAS pranon ankimimin e PS dhe Bindjes Demokratike, rrëzon PD

Pas 3 orëve diskutim dhe një pushimi, Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve  vendosi të pranojë ankimimin e PS-së dhe Bindjes Demokratike, ndërsa ka rrëzuar atë të PD-së. Sipas vendimit, për Bindjen Demokratike do të vendoset logoja e ristiluar. Me vendimin e fundit të KAS, fleta e votimit do të jetë me numra.

Socialistët kërkuan që kandidatët të identifikohen me numra, ndërkohë demokratët kërkuan që  kandidatët të renditen në kolonë dhe jo horizontalisht.

Ndërsa Bindja Demokratike kërkoi në fletën e votimit rikthimin e  logos së saj, edhe pse demokratët ishin  kundër.

Përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salinaji gjatë diskutimit tha se fleta e votimit e bën konfuz qytetarin për të zgjedhur kandidatin që do.

 “Fleta duhet të mbajë hapësirën e posaçme, mënyra e votimit përcaktohet nga KQZ, votuesi do ta ketë të vështirë në fletë që të zgjedhë kandidatin që ai do. Ajo nuk mund të konsiderohet e thjeshtë dhe orientuese. Krijon pabarazi orientimi në fletën e votimit. Kjo do të sjellë radhë të gjata. Ai është një vendim nuk është zbatuar në fletën e miratuar nga komisioneri. Fleta e bën konfuz duke mos zgjedhur subjektin që dëshiron”, tha Eridian Salianji.

“Të lejë logon e Bindjes Demokratike, sepse jemi zgjedhur më parë si subjekt i tillë, kurse koalicioni është regjistruar si i tillë vetëm për këto zgjedhje. Nëse mendon se do të jetë Bindja Demokratike që të ndryshojë logon,   ajo që kemi dorëzuar përpara vendimit të komisionerit që pranojmë të identifikohemi”, tha përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj.

“Logoja e Bindjes Demokratike krijon konfuzion. Është shkelur kriteri i qartësisë, prandaj hymë në atë zonën e turbullt që ligji e parashikon si kriter, kemi të drejtë kur këmbëngulim kur kërkojmë një fletë të votimit. Sa i përket kritereve të tjera nuk gjej shkelje nga ana e komisionerit”, tha përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME