Lajme

Florindi hodhi Ornelën dhe veten nga kati i 6, 2 motrat kërkojnë 50 mijë euro që të marrin kujdestarinë e fëmijëve

Dy motrat e Florind Balliut, i cili dyshohet se është hedhur së bashku me gruan e tij, kanë hapur një adresë në “Gofundme”, në të cilën kanë kërkuar që të mbledhin para me qëllim që të marrin kujdestarinë e fëmijëve.

Shuma që kërkojnë të mbledhin është 50 mijë euro, e ndërsa deri më tani kanë arritur që të mbledhin rreth 7 mijë euro.

“Jam i sigurt që të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me prindërit e Schëibe dhe Rayan. Florind Belliu dhe Ornela Shehi janë hedhur nga banesa e tyre në katin e 6-të në Nju Jork.

Familja është e shka tërruar dhe të gjithë jemi të thyer.Ata lanë pas 2 fëmijë të bukur, bota e të cilëve është shkatërruar. Të vetmit njerëz që u kanë mbetur janë 2 hallat e tyre.

Ne nuk mund t’ua kthejmë prindërit e tyre, por kërkoj ndihmën e të gjithëve për të na ndihmuar të paktën t’i mbështesim ata për të rritur të dy fëmijët dhe për të marrë kujdestarinë e plotë të tyre”, shkruajnë ato.

Kjo ngjarje trishtoi pa masë cdo shqiptar ndaj dhe kontributi që do jepet nga atdhetarët për fy dëmijë e mbetur jetim do jetë i madh dhe më shumë mundësi do mblidhet shuma e kërkuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close