Categories Lajme

Florjan Binaj largohet pas 18 vitesh nga Portokallia dhe Top Channel

Aktori i humorit, Florjan Binaj ka njoftuar largimin e tij nga programi Portokalli, pjesë e të cilit ishte prej 18 vitesh ku u bë i dashur për publikun me disa nga rolet e tij më të njohura.

Në një postim në Facebook, Binaj njoftoi largimin nga programi por dhe nga Top Channel.

Postimi i plotë: Të dashur miq, kolegë, fansa të Portokallisë në të gjithë botën.

Pas 18 vitesh, vendosa të jap dorëheqjen dhe të largohem nga Portokallia, rrjedhimisht edhe nga TopChannel.
Largohem kur bëj fiks 18 vite jetë me Portokallinë dhe 18 vite pa Portokallinë.

Ka qënë një rrugëtim i jashtëzakonshëm i cili më ka rritur profesionalisht dhe personalisht!Kam njohur kolegë shumë të talentuar gjatë gjithë këtij rrugëtimi, kam përjetuar emocione shumë të forta, kam dhënë mish e shpirt.

Fatmirsisht në profesionin e komedisë, nuk bën dot hile, o bën për të qeshur ose nuk bën, nuk qesh njeri me zorr në skenë!
U jam mirënjohës të gjithë kolegëve që më kanë ndihmuar në ngritjen time profesionale, mbi të gjitha, i jam mirënjëhës në këtë jetë edhe në tjetrën, Krijuesit të Top Media Dritan Hoxha.Fal asaj që Tani krijoi, unë dhe shumë të rinj patëm mundësinë të shfaqnim talentin. Jam krenar që kam qënë pjesë e një kohe e cila vështirë se do vijë sërisht…Por asgjë nuk zgjat përjetë…

Ikja ime nga Portokallia nuk ka lidhje as me protestat, as me qeverinë dhe as me krijim partish! Ikja nga Portokallia ka të bëjë me një misjon, i cili do i shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë, çështja e të drejtave të aurorit që fatkeqsisht në Shqipëri, quhen si mall pa zot dhe zotër vetëshpallen ata që nuk janë…koha do e tregojë kush ka psur të drejtë e kush jo, sepse koha nuk di të gënjejë.

U jam falenderues dhe mirënjohës të gjithë atyre miqve që më kanë ndihmuar dhe kanë besuar tek unë, kolegëve të Topit me të cilët u rritëm dhe ndajmë të njëjtat vlera, fansave që më kanë ndjekur çdo të dielë që nga fillimi i Marsit 2004 e deri në fillim të Marsit 2022.Faleminderit publikut që më dhënë dashuri dhe duartrokitur.

Personazhet e mi dhe unë do i mungojmë Portokallisë, por jo publikut, për të cilin, e ardhmja do na bashkojë me projekte të reja artistike!I uroj shumë suksese kolegëve të mi në Portokalli!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME