fbpx
Lajme

Flota ruse përgatitet për gjeneratën e re të aeroplanmbajtësve

Ministria Ruse po merr në konsideratë zgjerimin e flotës me një gjeneratë të re aeroplanmbajtësesh. Në modelet e propozuara, Ministria e Mbrojtjes Ruse ka pranuar edhe një model “novator dhe të rrezikshëm” të emërtuar si gjysmë-katamaran.

Ndryshe nga modeli klasik,  modeli i ri do të jetë i përbërë nga një trung me dy pjesë. Një prej përfaqësuesve që ka marrë pjesë në grupin e dizajnit është shprehur: Projekti dallohet nga pjesa nënujore që është një gjysmë-katamaran. Kjo do të thotë se kemi dy trungje anijesh në ujë, të bashkuar nga platforma e sipërme. Ka një kuvertë të gjerë që është e rëndësishme për mbajtjen e avionëve”.

Megjithëse do të ketë një sipërfaqe më të madhe për avionët, anija e re besohet se do të jetë më e lehtë se ato të ndërtuarat deri tani. Sipas ndërtuesve të modelit, ndarja në dy pjesë do të ndikojë në lehtësinë në lundrim.

Katamarani do të ketë në krahun e fluturimit 30 avionë, kategoritë e të cilëve janë ende për t’u përcaktuar.

Grupi i inxhinierëve që ka modeluar dizajnin e ri shprehet se modeli i tyre përshtatet plotësisht për nevojat që ka ushtria. Aeroplanmbajtësja e re do të jetë e përshtatshme për të gjitha modelet e rënda të avionëve që zotëron ushtria rusi si Su-27 dhe MiG-29 apo modele të mesme si Su-33 e MiG-29K. Anija do të ketë kapacitete edhe për avionët e gjeneratës së fundit Su-57, MiG-35 dhe ata me ngritje vertikale Yak-141.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button