Lajme

Fluks aplikimesh për programin e Kodimit në Shqipëri, ja sa të rinj u regjistruan

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka bërë me dije se mbi 4100 të rinj kanë aplikuar në Programin e Kodimit nisur nga janari i këtij viti.

Programi i Kodimit, i njohur ndryshe edhe si Programi i Formimit Profesional, do të zbatohet për herë të parë dhe do t’i shërbejë vizionit afatgjatë që Shqipëria të arrijë potencialin e plotë të digjitalizimit dhe të përgatiten të rinj të aftë të grup-moshës 16-35 vjeç që edhe pa përvojë në shkenca kompjuterike, të kalojnë në një karrierë në industrinë teknologjike, me një kosto relativisht të ulët.

Në këtë proces, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësimit do të jetë zbatuesja nëpërmjet strukturave të saj në bashkëpunim me institucionet e formimit profesional do të ketë një rol të rëndësishëm. Për ta lehtësuar këtë proces, aplikimi, që do të bëhet në rrugë elektronike përmes portalit qeveritar e-Albania do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë vitit. Subvencionimi nga ana e qeverisë shkon deri në 50 % të kostos, ndërsa për disa kategori shkon deri në 100 %.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close