Categories Lajme

FMN: Rritja do të jetë më e ulët këtë vit, kujdes me PPP-të!

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.7% në vitin 2019, duke ngadalësuar ritmet në raport me vitin e mëparshëm, për shkak të prodhimit më të ulët të energjisë.

Z. Jan Kees Martijn, shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, në një intervistë të parën për mediat, pas marrjes së detyrës në Shqipëri, tërheq vëmendjen edhe për projektet e Partneritetit Publik-Privat (PPP). Ai paralajmëron që kostot fiskale aktuale të PPP-ve mund të jenë shumë më të larta se sa pritej dhe përsërit kërkesën që të ndalet pranimi i propozimeve PPP të pakërkuara në të gjithë sektorët.

Si e vlerësoni ecurinë e ekonomisë shqiptare në vitin 2018?

Momenti i rritjes së Shqipërisë mbetet i fortë në 2018, pasi tendenca kishte qenë në zgjerim vitet e fundit. Ndërsa rritja vijoi pothuajse në të gjithë sektorët, nxitja e përkohshme nga prodhimi i energjisë, për shkak të kushteve të favorshme të motit, ka qenë burimi kryesor i saj. Ne presim që kjo do të nxisë rritjen në 4% në vitin 2018.

Cili është parashikimi juaj për ekonominë shqiptare në 2019-n. Cilët janë faktorët (të brendshëm dhe të jashtëm) që mund të ndikojnë pozitivisht dhe negativisht ecurinë e ekonomisë shqiptare?

Ne presim që rritja në vitin 2019 të jetë rreth 3.7%; pak më e ulët sesa në vitin 2018, pasi vlerësojmë që prodhimi i energjisë do të kthehet në nivelet normale. Në afatin e mesëm, ne presim që rritja të qëndrojë afër 4%, e mbështetur nga eksportet e forta, përfshirë turizmin dhe investimet në infrastrukturë. Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj rreziqeve të shtuara që rritja në Europë do të bjerë, përfshirë partnerët e saj tregtarë, si p.sh., Italia. Rënia në këto vende do të përhapej në Shqipëri dhe do të reduktonte rritjen, nëpërmjet eksporteve më të ulëta, remitancave dhe Investimeve të Huaja Direkte (IHD).

Për më tepër, shtrëngimi i pritshëm i kushteve globale financiare, që implikojnë që normat e interesit do të jenë të larta, do të rriste koston e financimit të Shqipërisë. Gjithashtu ka dhe rreziqe domethënëse të brendshme. Mbajtja e ritmit të reformave strukturore do të jetë e rëndësishme; nëse progresi do të ishte i pamjaftueshëm, do të ndikonte besimin e tregjeve dhe do të shtynte procesin e konvergjencës me Bashkimin Europian. Edhe thatësira do të ndikonte prodhimin e energjisë, duke krijuar kosto më të larta për buxhetin.

Dy investime të mëdha, TAP dhe Devolly Hydropower janë drejt fundit. Çfarë duhet të bëjë qeveria për të tërhequr investime të tjera dhe në cilët sektorë?

Klima e biznesit të Shqipërisë duhet të përmirësohet në shumë mënyra. Ne do ta vinim theksin te disa reforma prioritare: së pari, forcimi i zbatimit të sundimit të ligjit, së dyti, forcimi i kuadrit për të drejtat e pronësisë dhe kontraktuale, për të nxitur rritjen e kreditimit të sektorit privat dhe për të lehtësuar tërheqjen e IHD-ve; së treti, duke mbyllur hendekun e fuqisë punëtore të kualifikuar përmes përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe trajnimit; së katërti, përmirësimi i infrastrukturës së Shqipërisë, e cila ende ka boshllëqe të rëndësishme; dhe së fundi, përafrimi i rregullave dhe standardeve me BE-në për të nxitur integrimin e tregtisë dhe për të lehtësuar eksportet e kompanive shqiptare në tregjet e BE-së.

Këto reforma duhet të ndihmojnë në rritjen e potencialit të Shqipërisë në eksportin e shërbimeve (duke përfshirë turizmin, IT, etj.) dhe që kompanitë shqiptare të marrin pjesë në zinxhirët e vlerave europiane ose globale.

Qeveria shqiptare është angazhuar së fundmi në disa projekte të mëdha PPP, të cilat nuk pasqyrohen në shifrat e borxhit publik, ashtu siç ju keni rekomanduar. Si do ta vlerësonit ndikimin (pozitiv dhe negativ) të këtyre projekteve në ekonominë shqiptare dhe borxhin publik? Cilat janë këshillat tuaja për qeverinë shqiptare në këtë drejtim?

Ndërsa është e mundshme që PPP-të të ofrojnë cilësi të mirë dhe kosto më të ulët, në shumë vende ka rezultuar, që kostot fiskale aktuale të PPP-ve mund të jenë shumë më të larta se sa pritej. Shqipëria ende nuk ka një sistem të mirë për të menaxhuar kostot dhe rreziqet që vijnë nga PPP-të. Ne këshillojmë që Ministria e Financave të ndërmarrë një vlerësim të plotë të rreziqeve të lidhura me PPP-të, ndikimin e tyre në kuadrin afatmesëm buxhetor dhe qëndrueshmërinë e borxhit. Ne mirëpresim përpjekjet e deritanishme për t’i dhënë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë një rol më të fortë si gardianë në frenimin e kostos fiskale potenciale të PPP-ve. Ne gjithashtu këshillojmë që të nxitet procesi konkurrues i ofertave, duke ndaluar pranimin e propozimeve PPP të pakërkuara në të gjithë sektorët.

Përveç kësaj, ne këshillojmë që qeveria të marrë në konsideratë zbatimin e “kontabilitetit me të drejta të konstatuara ” dhe të forcojë diskutimin lidhur me rreziqet fiskale që lidhen me PPP në Deklaratën Fiskale të Rreziqeve. Kjo deklaratë duhet të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të të gjitha kontratave të PPP-së dhe të përshkruajë politikën e qeverisë për zbutjen e këtyre rreziqeve.

Në afatin e gjatë, çfarë reformash duhet të ndërmarrë qeveria shqiptare, në mënyrë që të përshpejtojë procesin e konvergjencës me vendet e BE-së?

Qeveria duhet të përqendrohet në reformat strukturore, duke përfshirë forcimin e zbatimit të ligjit dhe të të drejtave të pronësisë. Përveç kësaj, është e rëndësishme të zgjidhen rreziqet dhe zhbalancimet në sektorët fiskalë dhe financiarë, sepse këto mund të çojnë në krizë ekonomike dhe të ngadalësojnë ekonominë, siç e pamë pas 2011. Kjo është arsyeja pse ne rekomandojmë reduktimin e borxhit të lartë publik të Shqipërisë në një ritëm më të shpejtë, duke rritur menaxhimin e investimeve publike dhe duke zgjeruar bazën e të ardhurave. Përveç kësaj, ruajtja e stabilitetit në sektorin financiar, që është në proces ndryshimi, është një detyrë e rëndësishme për bankën qendrore, pasi disa banka nga BE po largohen dhe investitorët shqiptarë ose rajonalë po hyjnë.

Cila është marrëdhënia aktuale mes FMN-së dhe qeverisë shqiptare?

Programi i fundit, i mbështetur nga FMN, përfundoi në shkurt 2017. Gjatë këtyre tre viteve, nën këtë program, autoritetet bënë progres të mirë në reduktimin e deficitit fiskal dhe zbatimit të një axhende të reformave strukturore, megjithëse me disa vonesa. Që prej asaj kohe, ne kemi qenë të përfshirë, duke ofruar këshilla përmes raporteve tona për ekonominë shqiptare, asistencës teknike të zgjeruar për shumë segmente të sektorit publik, përfshirë administrimin e taksave dhe bankën qendrore./Monitor.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME