Lajme

FNSH aksion në Vlorë, gjendet një skaf dhe një furgon në fshatin Pish Poro , ishin gati për të transportuar drogë

Një aksion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Vlorë, teksa është ndaluar një tentativë për trafik.

Sipas informacioneve paraprake, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pas informacioneve të marra kanë zbuluar një skaf dhe një furgon të cilat dyshoheshin se po përdoreshin për drogë në fshatin Pish Poro të njësisë administrative të Novoselës.

Policia vijon aksionin dhe në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë vendosur pika të shumta kontrolli.

Dyshohet se është sekuestruar një skaf dhe një furgon.

Mjetet dyshohet se përdoreshin për trafik narkotikësh ose kalim të paligjshëm të kufirit.

Fshati Pish Poro në Novoselë ka dalje në lumin Vjosë çka përdoret shpesh herë për aktivitete kriminale pasi krahas daljes në Vjosës gjendet në të edhe pylli i Pish Poros, i cili përdoret nga këta persona për humbur gjurmët.

Mësohet se krahas këtij aksioni, policia ka ndërmarrë një operacion antidrogë edhe në Darzezë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close