Categories Lajme

FNSH dhe RENEA “dështojnë” në Durrës, Lulzim Berisha i shpëton policisë

Vijon operacioni për arrestimin e anëtarëve të bandës së heroinës së Shijakut, ku u arrestuan vëllezërit Avdyli, ndërsa aksioni është shtrirë edhe në Durrës, pasi është lëshuar edhe një urdhër arresti për Lulzim Berishën.

Burime bëjnë me dije se policia ka shkuar në banesën e tij për ta arrestuar, por nuk e ka gjetur, pasi është arratisur, ndërsa dyshohet se ka pasur dekonspirim të operacionit.

Kujtojmë se, deri tani bëhet fjalë për rreth 60 persona të ndaluar, disa prej të cilëve, emra të njohur për policinë dhe botën e krimit. Të njëjtat burime thanë se në këtë superoperacion kanë marrë pjesë 1000 efektivë të policisë.

Ndër të arrestuarit janë: Shkëlqim Avdyli, Flamur Avdyli, Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Shaqir Gjepali, Fatos Llaftiu.

Ndërkohë që operacioni policor po zhvillohet pa detaje nga ana e Policisë së Durrësit, e cila është thjesht mbështetëse në operacion, pasi urdhëri ka ardhur nga kryeqyteti. Po ashtu, të njëtat burime bëjnë me dije, se ky operacion ka disa ditë që pritej të zhvillohej në Shijak, i cili është një ndër qytetet më të lakuara për aktivitet kriminale ndër vite dhe që janë shënuar një sërë ngjarjesh me karakter kriminal.

Po ashtu burimet thanë se ka të arrestuar nga i gjithë vendi e jo vetëm nga Shijaku.

Flamur Avdyli, një prej të arrestuarve, është një emër i njohur, pasi është pronar i disa bizneseve në Shijak dhe Durrës. Flamur Avdyli është emigrant prej vitesh në Gjermani, ndërsa është vëllai i Astrit Avdylit, i dënuar për vrasjen e Durim Kusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME