Lajme

Forca e ligjit në Sarandë, kapen 32 kg lëndë narkotike

Sarandë Forca e Ligjit në Territor godet një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Sarandë. Sekuestrohen rreth 32 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në pranga 3 persona.

Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit në Territor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në vijim të punës hetimore për parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, pas kontrolleve të befasishme në lagjen nr.4 Sarandë, konstatuan se në automjetin tip “BMV X5”, drejtuar nga shtetasi E. K., (bagazh) u gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva me peshë totale prej 32 kilogramë. Narkotikët e Sarandës kanë bërë arrestimin e 3 shtetasve të cilët dyshohen se janë persona të implikuar dhe autorë përgjegjës në lidhje me ngjarjen: S. Ç., 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë. A. P., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje). E. K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (drejtuesi i mjetit BMV X5). U bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një automjet tip BMW

• një automjet tip Mercedes Benz • 5 aparatë telefonikë celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim.

Suel Çapuni, 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë. (foto kryesore)
Aldo Pata, 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje).

ALDO PATA

Aldo Pata

Ergis Kalemi, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (drejtuesi i mjetit BMV X5).

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: