Lajme

Forcat e armatosura të Ukrainës më të përgatitur se kurrë/ Rrëzojnë avionin e gjashtë të Rusisë, vrasin 50 ushtarë rusë

Ushtarët ukrainas janë më të përgatitur se kurrë në këto momentet ku trupat ushtarake ruse kanë nisur të sulmojnë me armë të fuqishme, tanke dhe predha territoret e Ukrainës. Pasi rrëzoi 5 avionë dhe një helikopter rus, shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka deklaruar se ka rrëzuar edhe avionin e gjashtë të Rusisë. Gjithashtu Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë djegur edhe 4 tanke të pushtuesve rusë në Kharkiv. Sipas informacioneve të Komandës së Forcave të Bashkuara ukrainase, ushtria e tyre ka vrarë edhe 50 ushtarë rusë të cilët pak para se të vriteshin tentuan të mësyjnë në zonat e Ukrainës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close