Categories Lajme

Foshnja ndërroi jetë pasi babai e harroi në makinë, prindërit tentojnë të vetvriten…

Të tjera detaje të rënda janë zbardhur nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Greqi, ku një foshnje ndërroi jetë pasi babai e harroi brenda në makinë.

Mësohet se pas ngjarjes në Artë prindërit kanë tentuar të vetëvriten, teksa nëna është hedhur nga ballkoni i spitalit ndërsa babai ka tentuar që të vetëvaret me kabllo televizori.

Ndërkohë pritet që të dalë autopsia e foshnjës për të zbardhur rrethanat në të cilat humbi jetën tragjikisht foshnja.

Prokurori Artas ka proceduar dje babain e foshnjës, 37-vjeçarin për vrasje nga pakujdesia.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi prindërit ishin nisur për punë, ndërsa babai 37-vjeçar kishte foshnjën me vete për ta lënë në çerdhe.

Por fatkeqësisht ai ka harruar që ta lërë vogëlushen në çerdhe, por ka shkuar direkt në punë ku ka parkuar dhe mbyllur makinën duke harruar se foshnja ishte e lidhur me rrip në sediljen e fëmijës, në sediljen e pasme të automjetit! Më pas ai mori një makinë kompanie për të shkuar në Lefkada ku e dërgoi shërbimi i tij.

Kur gruaja mbaroi punë dhe shkoi në çerdhe për të marrë fëmijën, ajo mbeti e shtangur kur dëgjoi punonjësit e çerdhes që i thanë se fëmija nuk kishte qenë atë ditë.

E mërzitur, ajo telefonoi të shoqin dhe me ankth e pyeti se ku ishte foshnja.

Pas kësaj, 37-vjeçari ka vrapuar menjëherë drejt makinës së tij dhe ka gjetur vogëlushen të lidhur me rripa në sediljen e saj, pa ndjenja dhe me shkumë nga goja. Ai e dërgoi menjëherë në spital, ku mbërriti në orën 2.55 të së martës pasdite dhe mjekët nisën përpjekjet për ta ringjallur. Por ishte tepër vonë për foshnjën fatkeqe, e cila tashmë kishte dhënë frymën e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME