
Një tjetër mrekulli është regjistruar në Hatay të Turqisë, plot 60 orë pas tërmetit shkatërrimtar që u ka marrë jetën mijëra personave, ndërsa janë plagosur qindra-mijëra të tjerë.
Bëhet fjalë për një foshnje vetëm 20-ditëshe, që u nxor shëndoshë e mirë nga rrënojat e banesës ku jetonte.
Por, përtej dramës që përcjell në vetvete kjo ngjarje, ajo është një shpresë më shumë në punën e ekipeve të shpëtimit për gjetjen e personave të tjerë të gjallë.
Ka shkuar në 19,300 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë Gaziantep.
Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.
Të paktën 120 pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm të së hënës në Turqinë jugore.
Tre nga pasgoditjet ishin me magnitudë 6.0 ose më shumë, duke përfshirë tërmetin me magnitudë 7.5 që goditi 95 kilometra në veri të epiqendrës së tërmetit kryesor