Categories Bota, Lajme

FOTO / 10-vjeçari qëllon për vdekje me armë zjarri të ëmën sepse nuk i bleu kufjet online

Një djalë 10-vjeçar qëlloi për vdekje nënën e tij në shtëpi pasi ajo refuzoi t’i blinte kufjet që ai dëshironte, sipas prokurorëve.

Vrasja ka ndodhur në Milwaukee, Wisconsin, SHBA dhe djali ndodhet në një qendër paraburgimi për të mitur pasi u akuzua si i rritur.

Prokurorët thonë se djali hyri në llogarinë e nënës së tij “Quiana Mann – Amazon” dhe porositi kufjet një ditë pasi e vrau.

I riu fillimisht i tha policisë se ai e mori armën nga dhoma e gjumit e mamasë së tij rreth orës 7 të mëngjesit më 21 Nëntor përpara se të shkonte në bodrumin, ku ajo lante rrobat dhe filloi të rrotullonte armën rreth gishtit të tij.

FOTO / 10-vjeçari qëllon për vdekje me armë zjarri të ëmën sepse nuk i bleu kufjet online

Ai tha se arma më pas u shkrep, duke goditur mamanë e tij. Ai  i tregoi motrës së tij më të madhe, e cila thirri autoritetet, sipas Milwaukee Journal Sentinel.

Megjithatë, vetëm një ditë më vonë, ai ndryshoi historinë e tij, ku pranoi para policëve se i drejtoi qëllimisht pistoletën nënës së tij.

Përveç porositjes online të kufjeve një ditë pas vdekjes së të ëmës, ai sulmoi kushëririn e tij shtatëvjeçar.

Tezja e tij tha se djali kërkoi falje por pa ndjeshmëri apo dhembshuri.

“Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Më vjen keq që vrava nënën time”, ka thënë 10-vjeçari.

Pasi u intervistua përsëri nga policia, ai u tha atyre se e drejtoi armën drejt nënës së tij dhe u përpoq të qëllonte në mur për ta “frikësuar”, por e goditi pasi ajo doli para tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME