Lajme

FOTO/ 5-vjeçari largohet nga shtëpia e gjyshes në Tiranë, policia apel qytetarëve: Njoftoni nëse e gjeni

Një 5-vjeçar në Tiranë është larguar nga shtëpia e gjyshes së tij në drejtim të paditur. Sipas raportimeve i mituri dyshohet të jetë larguar drejt zonës së Brrylit.

Blutë e Tiranës raportojnë se 5-vjeçari ka veshur bluzë të verdhë dhe tuta të zeza. Policia apelon të gjithë qytetarët që mund ta kenë parë të miturin, të njoftojnë autoritetet.

Njoftimi, Më datë 21.07.2022, rreth orës 19:00, është larguar nga familjarët (gjyshja e tij), një fëmijë 5 vjeç. Sipas familjarëve dyshohet se fëmija mund të jetë larguar në drejtim të Brrylit.

Fëmija ka veshur bluzë të verdhë dhe tuta të zeza. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që mund ta kenë parë fëmijën ose mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close