Categories Lajme

FOTO/ARRSH: Qafë Thana e pastruar nga bora, vazhdon puna për eleminimin e ngricave

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar sot se qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme në të gjitha akset kombëtare. ARRSH bëri të ditur se edhe një prej akseve më problematike për shkak të stuhisë me reshje bore dhe uljes së temperaturave, Qafë Thana është e hapur dhe qarkullohet pa vështirësi.

“Rruga është e pastruar pa prezencë bore ndërsa vazhdon puna për eleminimin e ngricave”,  thekson ARRSH ndërsa publikon edhe foto nga ky aks.

Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës dhe qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset kombëtare.

Gjithsesi ARRSH apelon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën, rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME