Kur kanë kaluar 18 ditë nga atēntati në derë të shtëpisë të Ardjan Çapjas, policia nuk ka ende asnjë të dhënë për autorët e kësaj ngjarje. Kamerat e sigurisë nuk kanë fiksuar detaje nga portreti i atēntatorëve, por vetëm mjetin me të cilin ata lëvizën nga shtëpia e Ardjan Çapjas deri në lagjen “Skënderbej”, aty ku i vunë zjarrin makinës, si edhe ārmës së përdorur në krīm. News 24 ka shkëputur një foto nga video e kamerave të sigurisë, që kanë kapur lëvizjet e autorëve në arrati e sipër. Pas djegies së kësaj makine, policia nuk ka më të dhëna se me çfarë mjeti janë larguar autorët.
Categories
Lajme