fbpx
Lajme

FOTO/ Berat, restaurohet kisha e Shën Sofisë monument kulture kategori e I në lagjen “Kala”

Në Kishën e Shën Sofisë monument kulture kategori e I, në lagjen “Kala” Berat kanë filluar ndërhyrjet restauruese. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat bën të ditur se “ndërhyrja konsiston në restaurimin e strehëve të çatisë së kishës , konkretisht në elementët drusorë të dëmtuar”. “Muratura aktuale nuk ka gjurmë të prezencës së ndonjë portiku siç është karakteristik zakonisht për kishat e kësaj periudhe”, shprehet DRTK.

Kisha e Shën Sofisë ndodhet në brendësi të rrethimit të kalasë së Beratit përgjatë itinerarit turistik që të çon në muzeun Onufri. Bëhet fjalë për një teknikë ndërtimi relativisht të vonë në kohë, që ashtu si në muraturën e kishës së Envagjelistrës mund të datohet rreth mesit të shekullin e XIX. Planimetria e kishës është e thjeshtë në formë drejtëkëndore me absidën të vendosur në anën e lindjes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button