Lajme

Foto/ Dëborë, ngrica dhe ndërprerje energjie, si paraqitet situata nga moti i keq në Korçë

Reshjet masive të dëborës, që vijojnë prej tri ditësh, kanë “mbuluar” Qarkun e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se gjatë natës së kaluar reshjet kanë qenë më të pakta, por trashësia e dëborës në Dardhë ka arritur deri në 70 cm, ndërsa në Voskopojë deri në rreth 30 cm.

Si pasojë e temperaturave të ulëta në disa minus gradë, janë krijuar edhe akuj në rrugë nacionale, kështu segmenti Boboshticë-Dardhë, Korcë-Voskopojë, Korcë-Ersekë, Ersekë-Leskovik, Pogradec-Qafë Thanë kanë nevojë për kriposje. Grupet e punës me mjetet e tyre ndodhen në terren për të bërë të mundur kriposjen e akseve të lartpërmendura, në mënyrë që të eliminojnë problematikat dhe të krijojnë lehtësi në lëvizje për drejtuesit e mjeteve.

Gjatë paradites, në segmentin e Dardhës mjetet e vogla duhet të jenë të pajisura me zinxhirë. Ndërkohë, vijojnë në ditën e tretë pa energji dhjetëra fshatra në Devoll, Maliq dhe Pogradec. Të izoluar janë fshati Lekas në Voskopojë, Panariti në Vithkuq dhe 4 fshatra në njësinë Dardhas, pasi akset rurale për shkak të mungesës së infrastrukturës janë shumë të vështira për t’u pastruar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: