Deputetja e Partisë Socialiste Tatjana Piro ka kaluar shqetësime shëndetësore gjatë seancës së sotme parlamentare. Sipas informacioneve paraprake, deputetja e Lushnjes, Tatjana Piro kishte probleme me tensionin.
Mjekët janë thirrur për t’i ardhur deputetes në ndihmë, ndërsa pranë ambienteve të Kuvendit ka mbërritur edhe ambulanca, raporton newsbomb.al.
Në foton e mëposhtme, shihet autoambulanca që ka mbërritur me urgjencë në ambientet e Kuvendit, pas sinjalizimit se deputetja Piro nuk po ndihej mirë. Ndërkohë, në foton e dytë shihet një nga mjekët që vrapon nga hyrja kryesore e Kuvendit për të dhënë ndihmën e parë.