fbpx
Lajme

FOTO/ Detyrim mbajtja e maskave në ambientet e brendshme të bareve dhe restoranteve pas rihapjes

Ditën e sotme janë rihapur baret, restorantet dhe pishinat në ambientet e mbyllura të cilat do të funksionojnë sipas protokolleve të sigurisë. Këto subjekte do të duhet të zbatojnë rregullat antiCOVID për t’u lejuar të ushtrojnë aktivitetin edhe në ambientet e brendshme. Gjatë një vëzhgimi të kryer nga ATSH-ja në terren, punonjësit  dhe stafet e restoranteve kanë qenë të pajisur me maska.

Dezinfektatët nuk kanë munguar në asnjë bar apo restorant. Klientët në restorante janë ulur pranë tavolinave të distancuara njëra nga tjetra me 2 metra largësi në të gjitha drejtimet. Në ditën e parë të rihapjes së tyre në ambientet e brendshme, subjektet po respektojnë protokollet e sigurisë.

Protokolli parashikon që administratori i lokalit dhe restorantit çdo ditë duhet të bëjë vlerësimin gjendjes shëndetësore të punonjësve për simptomat e COVID-19 dhe nëse ka dyshime lajmërohet 127 dhe largohen nga puna. Ndërkaq, asnjë punonjës nuk lejohet të futet në punë nëse është me temperaturë 37.5. Tavolinat do të duhet të qëndrojnë në largësi, me një distancë prej 2 metrash.

Sipas protokollit të sigurisë, nuk ka më vetëshërbim, ndërsa lokalet duhet të shërbejnë me menu elektronike ose të plastifikuara që të dezinfektohen vazhdimisht. Sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, mbarëvajtja e gjithçkaje varet nga ndërgjegjësimi që vetë qytetarët tregojnë. Agjencia Telegrafike sjell një album me foto nga rihapja e bareve dhe restoranteve, pishinave në ambientet e brendshme të tyre, në Tiranë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button