Ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca. Bëhet e ditur se ai është zëvendësuar nga Elena Pici, e cila vjen nga Këshilli i Ministrave. Ende nuk dihen arsyet që çuan Plarent Ndrecën për të dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante.
Ndërkohë, ditën e sotme është dorëhequr edhe zv.drejtori për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Arsen Sinomati. Arsyet e dorëheqjes së tij janë për arsye familjare, duke u larguar kështu nga radhët e Policisë së Shtetit.