Lajme

FOTO\ Fier, E përplasi motori, ndërron jetë në spital kalimtari. Pamjet e rënda nga vendngjarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Fier. Ngjarja ndodhi pranë vendit të njohur si parku i automjeteve. Mësohet se një person qe po kalonte me motor ka goditur një person tjetër që po ecte në këmbë, anës rrugës. Për pasojë, këmbësori është përplasur përtokë.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe më pas autoambulanca e ka dërguar atë në spital. Pavarësisht ndihmës mjekësore, i plagosuri nuk ka mundur të mbijetojë, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i tij. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, Shkelqim Kondi, po jep dëshminë e tij në polici.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: