Categories Lajme

Foto/ Humbi jetën në Ksamil pas dushit, postimet e fundit në rrjetet sociale të pushuesit norvegjez

Një ngjarje e papritur është regjistruar pasditen e sotme në Ksamil. Një shtetas norvegjez, i identifikuar si Frank Westgard Holm 56 vjeç,  ka humbur jetën.

Sipas burimeve 56-vjeçari është ndjerë keq pasi ka dalë nga dushi dhe për rrjedhojë është  drejtuar për në Qendrën Shëndetësore të Ksamilit, ku këtu ka humbur edhe jetën. Nga Ksamili trupi i norvegjezit është transportuar për në morgun e spitalit në Sarandë. Shtetasi norvegjez ndodhej së bashku me miken e tij për pushime në vendin tonë, i ardhur në datën 16 qershor dhe ditën e djeshme kishte ardhur në Ksamil.

Mësohet se ai ka pasur probleme me presionin në gjak. Trupi ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës dhe ditën e nesërme  do të transportohet për në Tiranë tek mjekësia ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Policia po kryen hetimet për ngjarjen.

Në postimet e tij në Facebook, fotot e fundit të postuara janë nga aeroporti i Ukrainës para 3 ditëve.

Ndërsa ditën e sotme ai ka postuar një foto nga pushimet që po bënte në Ksamil. Rërë, një shishe birrë dhe deti i kaltër janë pamjet e postuara para disa orëve, ku miqtë e tij vazhdojnë ta urojnë “pushime të mbara!” Si duket edhe postimet nga fotot e tij në Facebook pasioni  i tij kanë qenë udhëtimet dhe makinat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME