Categories Lajme

FOTO\ I jepet lamtumira Saimir Hoxhës, gruaja dhe i ati nuk mbajnë dot lotët, djalë i vetëm me tre motra

I jepet lamtumira Saimir Hoxhës, gruaja dhe i ati nuk mbajnë dot lotët, djalë i vetëm me tre motra. Sot do të ishte një ditë e zakonshme pune për të, por plumbat i morën jetën teksa ndodhej në krye të detyrës. Saimir Hoxha është përcjellë për në banesën e fundit si “Dëshmor i Atdheut”, pasi një ditë më parë u vra me a rmë zjarri nga Aldi Rama, gjatë një kontrolli anti-drogë në zonën e Kune-Vain në Lezhë.

Homazhet në nder të tij janë zhvilluar mesditën e sotme nga ora 12:00 deri në 15:00. Kolegë dhe miq u pritën nga familjarët e të ndjerit me në krye të shoqen dhe babain e tij 85-vjeçar të cilët në asnjë moment nuk mundën t’i mbajnë dot lotët.

Në fotot e shkrepura gjatë ceremonisë, e shoqja shfaqet me lot në sy ndërsa nuk mundet të qëndrojë e fortë kur përcillet kortezhi.

Në ceremoni morën pjesë figura të politikës nga kreu i shtetit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi si dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. m.v/abcnews.al

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shprehur ngushëllimet për efektivin e policisë që humbi jetën ditën e djeshme në Lezhë. Nga ceremonia e lamtumirës, Çuçi është shprehur se familja dhe fëmijët e efektivit Samir Hoxha do të ketë gjithmonë mbështetjen e shtetit.

Ministri garantoi përkushtimin e shtetit për luf tën ndaj kr imit dhe korrupsionit.

“Kjo është një ditë tejet e trishtuar për të gjithë ne. Ju humbët djalin, babain dhe ne humbëm një punonjës fisnik në mbrojtje të rendit. Saimiri la kudo ku punoi përshtypjet më të mira. I qetë dhe i komunikueshëm me qytetarët dhe bashkëpunues me kolegët. Kjo humbje është një detyrim për të vlerësuar punën e tij dhe dëshmorëve të tjerë.

Ju siguroj për përkushtimin tonë për të vazhduar luf tën kundër korrupsionit dhe kr imit. Në këtë ditë dhimbjeje ju jemi afër dhe do t’ju jemi pranë edhe për shumë vite. Fëmijëve do t’ju mungojë shumë babai i tyre por kurrë mbështetja e shtetit.”- tha ministri Çuçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME