Punonjësit e IKMT kanë prishur murin rrethues të hotelit të njohur “Prestige”, mëngjesin e kësaj të enjte. Kjo, për shkak se ai bllokonte shëtitoren e Golemit.
Hoteli është në pronësi të Irfan Hysenbelliut, i cili kohët e fundit ka patur përplasje me zyrat e tatimeve dhe doganave, të cilat thonë se ka kryer evazion fiskal dhe duhet të paguajë paratë që i detyrohet shtetit.