fbpx
Lajme

FOTO\ Inaugurohet ura që lidh Selenicën me fshatin Treblovë

Pas 16 vitesh mungesë investimesh, është përuruar sot ura në fshatin Treblovë të bashkisë së Selenicës, në prani edhe të deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj. Deputeti Sinaj u shpreh se Ura e fshatit u bë realitet rreth një viti pas drejtimit të bashkisë nga ana e socialistëve ndërkohë që për 16 vite me radhë munguan investimet në këtë zonë. “Kjo urë i ka munguar Treblovës për 16 vite, por që kur Partia Socialiste ka marrë drejtimin e bashkisë së Selenicës gjërat po ndryshojnë. Gjej rastin të falënderoj kryetarin e bashkisë. Ajo që nuk u bë për 16 vjet, u bë për 6 muaj, se në kaq kohë ka punuar në kushte normale bashkia e Selenicës.

Mes vështirësive të ndryshme, siç janë tërmeti dhe pandemia u gjet mënyra të konkretizohej dhe përfundohej ky investim i bashkisë shumë i rëndësishëm për zonën. Do t’i ftoja të gjithë të vijnë këtu, të kalojnë në këtë urë dhe ta shikojnë detin nga Treblova, një mrekulli e vërtetë”, tha Sinaj. Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj e cilësoi investim të munguar prej kohësh për banorët e Treblovës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button