
Ministria e Infrastrukturës ka bërë publike përmes pamjeve ajrore se cilat janë objektet që preken zgjerimi i unazës së re. Kujtojmë se nga projekti i Unazës së Madhe preken rreth 317 objekte, pronarët e të cilëve prej 18 ditësh protestojnë duke kërkuar shpronësim me vlerën e tregut. Rreth 163 objekte janë në proces legalizimi, të cilat do të jenë të skualifikuara dhe 123 objekte janë me vërtetim prone.