Categories Lajme

FOTO/ Kishte mbushur makinën plot me euro, Antikontrabanda i shqep sedilet dhe i zbulon çdo qindarkë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili tetoi të fuste përmes kufirit tokësor me Serbinë, në Pikën Kufitare të Merdarës, një sasi të konsiderueshme parash. Shumë e konfiskuar kap vlerën e 65000 euro dhe kartëmonedhat ishin fshehur në brendësi të bokseve të makinës si dhe në brendësi të sedileve. Grupi hetimor po vijon hetimet për gjetjen e burimit të të ardhurave.

Njoftimi i plotë i policisë: Dogana e Kosovës: Njësit e antikontrabandës kapin mbi 65.000 euro

Njësitet Antikontrabandës së gjatë detyrave zyrtare kane konfiskuar sasi te konsiderueshme të hollave gjatë tentimit për të hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sot  në orët e mëngjesit, në Vendkalimin Kufitar të Merdarës është zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një të qytetari të Kosovës, i cili ka tentuar që ne mënyrë te fshehur në veturën e tij të sjell në Kosovë nga serbia një sasi të konsiderueshme të parave. Pas zbulimit shuma e tërësishme ishte 65.450 Euro. Paratë kane qenë të fshehura mire dhe janë detektuar pas përpjekjeve të konsiderueshme të zyrtarëve të Antikontrabandes. Personi është ne mbajtje derisa mjetet monetare janë konfiskuar, si dhe kanë filluar hetimet për këtë rast në bashkëpunim me institucionet tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Qelitë janë plot!”/ Lirohen nga burgu i Drenovës dhjetëra të burgosur: Jam i dënuar për drogë…

Në burgun e Drenovës, 55 persona kanë lenë sot qelitë dhe 73 të tjerë do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Masakra e Lushnjës, burg përjetë Laert Haxhiut

Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun. Ai akuzohet për atë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshinë në një konflikt në Kukës, vetëdorëzohen 3 personat e dyshuar

Policia në Kukës njofton se tre personat e shpallur në kërkim për një konflikt të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkuan për peshkim, por rrezikuan të mbyteshin nga dallgë të larta, shpëtohen dy persona në Shëngjin

Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkuan në ndihmë 2 personave, të cilët rrezikuan të mbyteshin…

LEXO ME SHUME