Lajme

FOTO/ Kjo është zyrtarja e bashkisë Poliçan që u aksidentua me makinë

Kjo është 28-vjeçarja Anxhela Ibro, e cila u aksidentua mesditën e sotme në fshatin Vërtop të Poliçanit. Si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte, Ibro humbi kontrollin e mjetit dhe ra nga Ura e Vërtopit në lumë, nga një lartësi rreth 15 metër. 28-vjeçarja Ibro mësohet se është punonjëse administrate në bashkinë e Poliçanit dhe një aktiviste e njohur e PS-së në këtë qytet.

Në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në 25 prill 2021, Anxhela Ibro ishte zv/kryetare e KZAZ nr.67 në qytetin e Poliçanit. 28-vjeçarja Ibro është aksidentuar edhe disa vite më parë në dalje të qytetit të Poliçanit, ku humbi kontrollin e mjetit dhe ra nga një lartësi rreth 15 metër, duke përfunduar në landfillin e qytetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close