Categories Lajme

FOTO/ Kush është 23-vjeçari shqiptar që u vra nga ish burri i të dashurës në Itali, e masakroi me thikë se nuk pranoi lidhjen e tyre të dashurisë

Flonino Mërkuri është 23-vjeçari shqiptar që u masakrua me thikë nga ish burri i të dashurës, Vera Myrtaj në Itali. Dyshohet se autori Viron Karabollaj kreu krimin pasi nuk pranoi historinë e tyre të dashurisë.

Fqinjët kanë përshkruar mbrëmjen kur u vra 37-vjeçarja Vera Myrtaj (Mynevere Karabollaj) dhe i dashuri i saj 23 vjeç Flonino Mërkuri në banesën ku jetonin në Itali. Ata thonë se dëgjuan të bërtitura të mëdha dhe më pas panë makinat e policisë.

“Britmat na thyen zemrat…”, rrëfyen ata. Bruno, komshiu i moshuar i çiftit të vrarë nuk kursen fjalët për nënën e re.

E njihja mirë. Ajo nuk ishte thjesht një person i mirë, ishte një grua e shkëlqyer. Punëtore dhe nënë fanstastike. Ajo ishte gjithashtu shoqe e ngushtë me gruan time të ndjerë. Mynevere fitoi jetesën e saj si estetiste në shtëpi, duke bërë manikyr dhe pedikyr. Unë kisha një problem me një gozhdë dhe ajo më ndihmoi”, tha Bruno.

Të gjithë banorët në Spinea janë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Vera dhe Flonino ishin njerëz që nuk dilnin shpesh, por të gjithë i njihnin dhe e dinin që ishin bashkë.

“Jemi të shokuar” – shpjegon një banor që jeton në fund të rrugës.

“I kam parë gjithmonë në rrugë, ajo ishte vërtet një person i mirë. Ish-burrin e saj e kam njohur, ai ka jetuar këtu deri para disa vitesh. Nuk e kisha imagjinuar kurrë një gjë të tillë. Nuk e di nëse ka lidhje edhe xhelozia, por si mund të arrish deri në këtë pikë?” – tha një zonjë që punonte pranë shtëpisë së tyre.

“Fillimisht pashë makinat e karabinierëve, më pas dëgjova të bërtiturat. Më dhimbte zemra. Mendoj se ishin familjarët e viktimave, duhet të kenë bërtitur për gjysmë ore. Po dridhesha. Por ne nuk e kuptuam se çfarë kishte ndodhur, vetëm pasi u shfaq policia”, tha një tjetër banor.

Pas krimit të dyfishtë, ish bashkëshorti i saj, Viron Karabollaj, 40 vjeç, i cili është autori i ngjarjes, vrau veten dhe u gjet i vdekur në kasollen e kompanisë ku punonte. Gjithçka ndodhi në banesën ku jetonte më parë Vironi, por pas ndarjes rreth 3 vite më parë, Vera qëndronte vetëm me dy vajzat e saj 15 dhe 13 vjeçe derisa u njoh me 23-vjeçarin. Prej 1 viti e gjysmë, pjesë e familjes ishte bërë dhe i dashuri i saj Flonino, xhelozia për të cilin dyshohet se ka shtyrë ish burrin të kryejë krimin.

Ajo punonte si estetiste në shtëpi që dy vajzave të mos i mungonin asgjë. Ajo dhe ish-burri kishin marrë shtëpinë në Spinea dhe ndër vite investuan mijëra euro për ta përshtatur me nevojat e vajzës së tyre më të vogël 13-vjeçare, me aftësi të kufizuara në karrocë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME