Categories Lajme

FOTO: Ky është 23 vjeçari që ndërroi jetë në Shkodër, BMW me shpejtësi u përplas me murin

Amarildo Preka dhe Dirona Tirani, ndërruan jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor,  Mjeti të cilin e drejtonte 23 vjeçari Amarildo Preka doli nga rruga dhe u përplas me një mur.

Fatkeqësisht, nga shpejtësia e lartë mjeti ka dalë nga kthesa dhe është përplasur fuqishëm me një mur, duke bërë që dy personat që ndodheshin të të të ndërronin jetë në vendngjarje. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbi sukë”, në rrugën Shkodër-Velipojë, në orën 02:45.

Amarildo Preka, 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja, shtetasja Dirona Tirani, 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër, nuk mundën ta përballonin dot përplasjen e fortë, shkruan newsbomb.al. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Shkodër/Informacion paraprak.

Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtesisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit Amarildo Preka 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja Dirona Tirani 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME