Lajme

FOTO/ Ky është Arben Mërkuri, u qëllua sonte me dy plumba

Publikohet foto e Arben Mërkuri, 48 vjeçari i ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Sukth të Durrësit. Dyshohet ndër të tjera si vrasës me pagesë dhe i përfshirë në dy vrasje, megjithëse policia nuk ka paraqitir ndonjë rekord.

Për vrasjen e tij janë shoqëruar disa dëshmitarë ndërsa në vrasje u përfshinë dy persona që u larguan me një benz fill pas vrasjes.

Merkuri vdiq nga plagët që mori nga dy plumba. Ai njihej si person me precedentë të theksuar kriminalë në qytetin ku jetonte.

Në vitin 2016-të ai së bashku me Landi Muharremi (i njohur si Rrumi i Shijakut) dhe Skënder Krahjan u arrestuan pasi dhunuan biznesmenin libanez të ndërtimit, Faadi Mitri.

Ngjarja ndoodhi në vitin 2016, në kryqëzim të Laknasit, autorët i prenë rrugën me makinë biznesmenit libaznez i cili udhëtonte pasagjer në një makinë me të shoqen e vajzën e tij kur u përplas qëllimisht me një tjetër autoveturë tip “Tuareg”. Pas përplasjes, personat kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë lënë të plagosur rëndë biznesmenin libanez që përfundoi në spital.

Pista kryesore e hetimeve mësohet se mund të jetë prishja e pazareve të drogës dhe përplasja mes grupeve kriminale të qytetit të Durrësit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close