Categories Lajme

FOTO\ Luljeta Bozo hap seancën e parë të Kuvendit

Deputetja më e vjetër në Kuvend, Luljeta Bozo ka hapur seancën e parë të legjislaturës së 10 parlamentare. Ajo u shpreh se kjo legjislaturë do të mbahet mend për shkak të numrit të lartë të grave e vajzave.

Bozo i ka kërkuar të gjithë deputetëve socialistë e demokratë të punojnë pa ngjyra partiake. “Pas një karrierë të gjatë profesionale, kam nderin të hap legjislaturën e 10 parlamentare. Ndihem e emocionuar pasi kurrë më parë kjo sallë e nderuar s’ka pasur kaq shumë vajza e gra në radhët e saj.

Jam jo vetëm krenare për këto arritje, por kam bindjen e thellë se kjo legjilsaturë do të mbahet mend gjatë për thyerjen e barrierave e stereotipieve gjinore, forcimin e rolit të gruas. Kemi marrë përgjegjësi të madhe, për misionin historik, për ta çuar Shqipërinë drejt Euriopës. Për të krijuar një Shqipëri që brezat që vijnë ta adhurojnë.

Mbështetës potenciale në këto reforma mbeten SHBA, aleati ynë më i fuqishëm, BE etj. Na besuan për të çuar drejtësinë përpara, administratën, për aq sa mundemi çështjen e pronave, arsimin, shëndetësinë, ekonominë në të gjitha degët e saj, bujqësia, energjetike, arti dhe kultura, pa hequr vëmendjen.

Sot Shqipëria nuk është më shprehje gjeografike. Shtëpia jonë e përbashkët është strehë e mirë për këdo. Ne vijojmë të ndodhemi para dy sfidave që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen, tërmetin e pandeminë.

Ne të gjithë së bashku do ia dalim. Zonja e zotërinj. Populli nga zgjodhi me votën e tij, të punojmë pa parë ngjyra partiake. të kryejmë me sukses punën e nderuar të deputetit. Paçim punë të mbarë të gjithë, të majtë e të djathtë. Ne punojmë për të mirën e vendin tonë. Në këtë proces do të kemi mbështetjen e shqiptarëve. Punë të mbarë të gjithëve”, u shpreh Bozo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME