Kryeministri Edi Rama ka postuar në Instagram një thënie të shkrimtarit të njohur Samuel Beckett që referuar zhvillimeve të vrullshme që ndodhën sot duket se godet PD-në.
“Thënie e ditës. Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet një çikë më pak e hidhur. Samuel Beckett” shkruan Rama.