Categories Lajme

FOTO/ Ndizen dritat në “Lungomaren” e re të Durrësit

Sheshi “Taulantia” në Durrës, i cili është cilësuar si Lungomare e re e Durrësit ka ndezur mbrëmjen e sotme dritat me një pamje të rilindur. Lajmin e ka bërë ditur Kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar foto nga Lungomare e re e Durrësit. “Sapo ndezëm dritat në “Lungomaren” e re të Durrësit. Më e keqja është pas krahëve, më e mira është ende e gjitha përpara nesh”, tha Rama. Në një gjatësi 950 m vijë bregdetare kjo Lungomare ka ambiente të gjelbëruara, lulishte që shtrihen në një hapësirë 21.000 m2, 500 pemë dhe rreth 6500 shkurreve dekorative.

Gjithashtu ka ambiente sportive, nga kalçeto në volejboll plazhi si dhe ambiente për aktivitete sociale, në zonën e ashtuquajtur “zona spektakël”. Gjithashtu është ndërtuar sheshi mol që të çon drejt detit, për të shijuar panoramën e qytetit bregdetar prej mëngjesit në mbrëmje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME