Lajme

FOTO\ Pa masa mbrojtëse dhe në -8 gradë/ Akrobatja shqiptare performancë të jashtëzakonshme për pavarësinë e Kosovës

Ajo ka xhiruar një klip ndërsa performon me vinç mbi liqen, veshur me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë. “Arsyeja pse bashkova flamurin kuq e zi me atë të Kosovës është sepse doja të bashkoja dy shtete që kanë të njëjtën kombësi, flasin të njëjtën gjuhë dhe kanë të njëjtin gjak. Ne nuk duhet të harrojmë se jemi një”, u shpreh Fiona është e vetmja akrobate shqiptare që realizon performaca në të tilla përmasa, dhe ajo tregoi për abcnews.al, se vështirësitë kanë qenë të mëdha për ta realizuar pasi temperaturat shënon -8 gradë dhe se nga dëbora që binte, nuk i ndjente duart.

Ka qenë një performancë e vështirë, sepse nga dëbora nuk ndjeja duart dhe litarët më rrëshqisnin. Ishte shumë ftohtë dhe kemi xhiruar për 5 orë. Kishte momente që futesha në makinë për t’u ngrohur dhe dilja përsëri për të xhiruar plane të tjera”, shprehet Fiona. Sidoqoftë, pavarësisht vështirësive, Fiona realizoi një kujtim të bukur këtë përvjetor të 13-të të pavarësisë së Kosovës.

 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close