Categories Lajme

FOTO/ Përmbytjet nga Vjosa, Peleshi: Mbi 75 forca e mjete janë në terren në Ferras dhe Novoselë për të shmangur çdo rrezik

Forcat e ushtrisë ju kanë ardhur në ndihmë banorëve, që preken nga përmbytjet e lumit Vjosë në Fier. Siç shihet nga pamjet, forcat e ushtrisë iu janë bashkuar punonjësve të emergjencave në terren.

FOTO/ Përmbytjet nga Vjosa, forcat e ushtrisë zbresin në terren

Mësohet se forcat e ushtrisë do të operojnë në terren, në zonat ku ka nevojë për ndërhyrje. Gjithashtu, mësohet se me kërkesë të kreut të Shtabit të Emergjencave kanë zbarkuar në këtë zonë edhe dy varka. Ndërkohë, në fshatin Qarr po punohet me mjete të rënda për rregullimin e një ure, që është dëmtuar nga prurjet e shumta të lumit.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën të ditur se efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar prej orëve të para të ditës në ndihmë të banorëve në fshatin Novoselë, ku dalja nga shtrati e Lumit Vjosa në urën e Mifolit, ka shkaktuar përmbytje.

Peleshi deklaron se po punohet me strukturat e emergjencave civile të qarkut të Vlorës e Fierit.

“Mbi 75 forca e mjete janë në terren në fshatin Ferras dhe Novoselë për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë. Po ndiqet me vëmendje maksimale edhe situata në bashkitë e tjera, ku për shkak të reshjeve që vijojnë me intensitet të lartë ka bllokime rrugësh nga bora apo prurjet e shumta të lumenjve”, deklaron ministri Peleshi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME